Bursat dhe Zbritjet
Kemi kënaqësinë të shpallim Programin e Bursave të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik për vitin akademik 2024/2025. Si institucion i arsimit të lartë me përgjegjësi shoqërore, ne mbetemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur arsimin dhe shkencën në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në rajonin e Ballkanit duke ofruar bursa deri në 100% për studentët më të talentuar dhe më të suksesshëm. Në 18 vitet e fundit që nga themelimi ynë, më shumë se 1500 studentë kanë përfituar nga Programi ynë i Bursave dhe sot ata janë profesionistë të kualifikuar, ndryshues të së nesërmes dhe vendimmarrës për një botë më të mirë. Ata janë ambasadorët e vërtetë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik dhe të sistemit tonë arsimor modern, cilësor, të përqënduar tek studentët dhe të orientuar drejt karrierës.
Me programet tona bashkëkohore të studimit që u ofrojnë studentëve tanë mundësi të panumërta për të filluar një karrierë menjëherë pas diplomimit; cilësinë e arsimit të njohur ndërkombëtarisht nga Rangimi i Universitetit të Shangait, i cili e pa IBU-n në krye të universiteteve në Maqedoninë e Veriut në fushën e mësimdhënies dhe mësimnxënies; kurrikulat tërësisht në gjuhën angleze, mjedisin arsimor ndërkombëtar me studentë nga mbi 20 vende; zbatimin dinamik të Programit të Mobilitetit të Studentëve Erasmus+; një kampus të klasit botëror në Shkup; dhe më e rëndësishmja, bursa deri në 100% për studimet deridiplomike sipas suksesit të studentit në shkollën e mesme, në vitin akademik 2024/2025, ne përpiqemi të shtojmë qindra studentë të rinj të suksesshëm në të njëjtën rrugë, me një vizion të pandryshuar – ekselencë për të ardhmen!
Programi i Bursave të IBU-së 2024/2025 vlen për studentët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Programi i Bursave është i kufizuar sipas kuotës së studentëve (të lejuar? o tu mungu dishka cetu) për të gjitha programet e akredituara të studimit.
Norma e bursave është gjithashtu e vlefshme për Programin Përgatitor të Anglishtes për kandidatët që nuk kanë njohuritë e nevojshme në gjuhën angleze.
Fushata e rekrutimit të studentëve do të vazhdojë deri më 30 shtator 2024.
Kushtet e kontratës për studentët që do të fitojnë bursë rregullohen me akte të brendshme të universitetit.
Programi i Bursave të IBU-së sponsorizohet nga Fondacioni për Arsim dhe Kulturë “ÜSKÜP”, themelues dhe pronar i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik.
- Tarifat vjetore dhe normat e bursave janë të përcaktuara në tabelë.
- Normat e bursave përcaktohen sipas notës mesatare të shkollës së mesme
- Mesatarja e shkollës së mesme llogaritet si notë e përgjithshme nga notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme.
- Statusi ‘nxënës i gjeneratës’ vërtetohet me dokument zyrtar, i nënshkruar dhe vulosur nga Drejtoria e Shkollës së Mesme.
- Kushtet e kontratës për studentët që do të fitojnë bursë rregullohen me akte të brendshme të universitetit.
- Vazhdimi i bursës është i kushtëzuar me sukses. Nëse një student dështon në më shumë se tre lëndë në një vit dhe nëse prezenca totale bie nën 70% ai/ajo humb bursën e tij/saj.
- Çdo student duhet të paguajë 200€ për tarifën e regjistrimit për vitin e parë të regjistrimit.
Normat e rregullta të bursave që do të aplikohen për fakultetet dhe departamentet për vitin akademik 2024/2025 janë si më poshtë:
Departamentet me mundësi të veçanta dhe të favorshme bursash:
- Inxhinieri Ndërtimi
- Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
- Marrëdhënie Publike dhe Komunikim Marketingu
- Mësimdhënia e gjuhës Turke
- Këshillim dhe Udhëzim Psikologjik
Nëse regjistroheni në ndonjë nga departamentet e mësipërme, në përputhje me Rregulloret tona të Bursave, një bursë shtesë prej +10% do të ju shtohet mbi normat tona ekzistuese të bursave.